AIDSSH ka vendosur në dispozicion të qytetarëve në kuadër të gjetjes së varreve të humbura të të ekzekutuarve nga diktatura komuniste, prej vitit 2018, aplikacionin “Gjurmuesi i Vendvarrimeve”, i mundësuar nga ICMP.
“Ky aplikacion mundëson raportimin e vendeve ku mund të gjenden mbetjet mortore të personave të zhdukur. Të interesuarit brenda dhe jashtë vendit mund të japin informacion duke plotësuar formularin që vihet në dispozicion nga ICMP. Informacioni mund të ofrohet në mënyrë anonime, ose mund të përdoren informatat kontaktuese”, thuhet në njoftim nga AIDSSH.
Aplikacioni Gjurmuesi i Vendvarrimeve mundëson raportimin e varrezave masive dhe vendeve tjera ku mund të gjenden mbetjet mortore të personave të zhdukur.