Me një thënie të Frederick Douglass, – “Është më e lehtë të rrisësh fëmijë të fortë, sesa të ndreqesh burra të dobët”, – kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ekipin e Bashkisë se Tiranës për angazhimin me fëmijët afganë te Qyteti Studenti.

“Super angazhim i Anisa Ruseti dhe gjithe stafi social i Bashkisë Tiranë te Qyteti Studenti, sidomos me grate dhe femijet qe s’kane as nje faj per tmerret ne Afghanistan #RefugeesWelcome”, shkruan Veliaj në Twitter teksa ka postuar edhe disa foto.