Ditën e djeshme merkatoja mori të tjera dimensione kur mediet spanjolle dhe ato franceze njoftuan se Real Madrid ka bërë ofertën e parë zyrtare për Kylian Mbappe, duke propozuar 160 milionë euro për kampionin e botës, kontrata e të cilit skadon pas një viti.
L’Equip, një nga burimet më të sigurta në Francë, bën me dije se PSG e ka refuzuar shpejt këtë ofertë, por shton se klubi nga Parisi nuk priste aspak që Real Madrid të drejtohej me një ofertë kaq të madhe. Por në Paris e kanë luksin të refuzojnë edhe shifra të tilla.
Ata janë të vendosur ta mbajnë Mbappe dhe vetëm tre numra mund ta bashkojnë sulmuesin me Real Madrid: 200 milionë euro. Një çmim i frikshëm, duke marrë parasysh se kontrata e Mbappe përfundon në verën e ardhshme dhe mund ta sigurojnë më pas falas.
Vetë Mbappe është i qetë. Ai ka shprehur dëshirën për të mos rinovuar dhe se Real Madrid është dëshira e vetme, por nuk e ka me nxitim. Ai pret nëse klubet do gjejnë marrëveshje sepse ndihet mirë në Paris dhe nuk ka ndërmend të largohet keq nga ky klub.