Këngëtarja më e pasur në botë, Rihanna i ka surprizuar të gjithë me daljen e fundit. Ajo u shfaq teksa shtynte karrocën e saj të ushqimeve gjatë një blerje të sajën në Whole Foods në lagjen Tribeca të Manhattan ditën e dielë.

Miliarderja, 33 vjeçare, mbante të veshur me një xhaketë të zezë të zbërthyer, të cilën e kombinoi me xhinse të grisura Guçi dhe shumë bizhuteri të trasha prej ari, ndërsa shikonte për të blerë perime.

Ajo e mbushi karrocën e saj me plot ushqime, pasi mund të përballojë çmimet në supermarketin e nivelit të lartë.
Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme të produkteve, Rihanna gjithashtu nuk mund t’i shpëtonte zgjedhjes së një kutie me ëmbëlsira para se të shkonte në zonën ku bëhet pagesa.