Ish-banori i “Big Brother 8”, Vesel Kurtishaj ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Wazzup” me Enur Pakashticën, ku ka shqetësuar teleshikuesit me një rënie të befasishme në tokë.
Teksa po shkonin për të luajtur një lojë, Veseli filloi të mos ndihej mirë dhe po mbahej te Enuri. Më pas, ai humbi ndjenjat dhe u rrëzua duke i shqetësuar të gjithë. Fatmirësisht tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ish-banori i “Big Brother” ka reaguar në rrjete sociale, duke treguar se ishte vetëm një moment dobësie. “Shoqni, e familjarë, më falni shumë qe ju kam shqetësu. Ke vetëm moment që s’u ndjeva mirë. Jam mirë, faleminderit shumë për interesimin”, ka shkruar ai.