Është vënë në kontroll zjarri që kishte rënë pranë një zone të banuar në Radhimë. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj është shprehur për mediat se tashmë ka mbetur ende e pashuar një vatër që ndodhet në një kodër. Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike nga një kabinë ndërsa janë rrezikuar edhe disa banesa, njësi hoteliere dhe një pikë karburanti. Për të vënë në kontroll flakët u angazhuan katër forca zjarrfikëseje dhe banorët e zonës.
Flakët shkaktuan panik tek banorët dhe pushuesit e zonës por për fat të mirë u vunë në kontroll në kohë