BE do të rrisë ndihmën humanitare për Afganistanin në më shumë se 200 milionë euro.

Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Twitter, e cila tha se ky vendim do të bëhet zyrtar ne samitin e sotëm të G7.

“Në Samitin e sotëm të G7, unë do të njoftoj një rritje të ndihmës humanitare për afganët, brenda dhe jashtë vendit, nga buxheti evropian, nga 50 milionë euro në mbi 200 milionë euro. “Kjo ndihmë humanitare po i shtohet kontributeve të Shteteve Anëtare në ndihmë për njerëzit e Afganistanit,” shkroi Presidentja e Komisionit në Twitter.