Mesfushori i Baselit i është përgjigjur negativisht ftesës së trajnerit Reja. Taulant Xhaka ka refuzuar ti bashkohet ekipit kombëtar kuqezi duke ju përgjigjur negativisht ftesës së trajnerit Edi Reja. Nuk është rasti i parë i kapriçove të mesfushorit të Baselit, i cili mungon në kombëtare që nga 9 tetori i vitit 2019 kur ishte në rolin e lojtarit rezervë në ndeshjen ndaj Islandës. Pas atij takimi ai i është përgjigjur negativisht edhe një ftese tjetër të trajnerit Reja, në justifikimin e dëmtimit. Në vitin 2017 sërish një përgjigje negative ndaj festës së trajnerit që më pas e detyroi lojtarin të përgënjeshtronte mediet dhe të sqaronte se do të ishte gjithmonë i gatshëm për kuqezinjtë.
Top Channel ka mësuar se Edi Reja, trajneri aktual i kombëtares, i ka dërguar ftesë, për arsyet e gjëndjes së tij të mirë dhe problematikave me dëmtimet, më kryesori në atë sektor , Amir Abrashi, Xhaka sërish refuzon. Nuk janë të qarta arsyet zyrtare të refuzimit, por gjithsesi, emri i Taulant Xhakës nuk është më në listën e trajnerit Edi Reja për tre ndeshjet zyrtare eliminatore për fazën e grupeve të Botërorit Katar 2022 ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.