Ndër emrat që Lazio po shqyrton për të rregulluar reparitn ofensiv të Sarrit, në krye të listës është Xherdan Shaqiri i cili ditët e fundit ka kërkuar dhe ka marrë dritën jeshile nga Liverpooli për të lënë Reds pavarësisht se kontrata përfundonte në vitin 2023.
Kapiteni i Zvicrës do të lirohet praktikisht pa asnjë kosto. Përveç sondazhit të Atletico Madrid, sulmuesit 29-vjeçar pëlqehet edhe Milani, duke qenë se kuqezinjtë duan të fuqizohen edhe në krahun e djathtë të sulmit. Lajmi u raportua sot nga Corriere dello Sport.