Prodhuesi kinez i elektronikës do të përdorë vetëm 2 marka në të ardhmen. Emërtimi “Mi” ka pasur ditët e veta. Xiaomi njofton se do të konsolidojë emrat e markave të saj. “Mi” nuk do të përdoret më në të ardhmen.

Në vend të kësaj, Xiaomi do të kufizohet në dy marka: “Produktet Xiaomi përfaqësojnë përparimin e teknologjisë dhe ofrojnë një përvojë premium. Produktet Redmi ofrojnë risi të mëdha me një çmim më të volitshëm dhe kanë për qëllim një audiencë më të re”, tha një njoftim për shtyp.

Ndryshim gradual/ Si Xiaomi ashtu edhe Redmi do të vazhdojnë të kenë logot e tyre. Konventa e emërtimit për serinë e produkteve do të zbatohet gjithashtu për produktet IoT me kalimin e kohës, njoftoi grupi.

Emrat e rinj gradualisht do të dalin në mbarë botën. Në disa rajone, “Mi” mund të vazhdojë të ekzistojë për një kohë. Siç raporton Gizchina, largimi nga “Mi”, sado i vogël të duket ndryshimi, është një hap i madh. “Mi” e ka shoqëruar kompaninë që nga telefonat e parë të inteligjentë. Emri aktualisht kalon në të gjithë ekosistemin e grupit, përfshirë softuerin.