Qeveria ka ngritur task-forcën për menaxhimin e afganëve në Shqipëri. Në mbledhjen e saj të fundit, kabineti qeveritar Rama 2 miratoi ngritjen e kësaj task force që do të përbehet nga shtatë Ministri dhe do të kryesohet nga dikasteri për punët e Jashtme. Ky është vendimi i parë që shteti shqiptar ndërmarr pas deklaratave publike dhe parashikon dhënien e mbrojtjes së përkohshme ndaj afganëve. “Dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve me shtetësi apo kombësi afgane dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, që hyjnë masivisht dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë në territorin e Republikës së Shqipërisë”
Vendimi i Këshillit të Ministrave Afganët do të kenë të drejtë të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri, ndërsa Qeveria i njeh vetes të drejtën të kufizojë lëvizjet e tyre nëse do t’i nevojitet. “Mbrojtja e përkohshme për këta shtetas fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të vendosë që kërkuesit t’i kufizohet liria e lëvizjes, nëse e konsideron të nevojshme”
Vendimi i Këshillit të Ministrave Prej më shumë se dy javësh shteti shqiptar është angazhuar të presë një numër prej rreth 3 mijë refugjatësh nga Afganistani që do të qëndrojnë në Tiranë, Durrës dhe Berat.