Rreth një javë më parë u zbulua i dashuri i ri i ish-konkurrentes së Për’puthen, Tea Trifonit.

Një video e 23-vjeçares teksa ecte krah për krah me të dashurin e saj në rrugë bëri xhiron e rrjetit. Ata ishin veshur të dy me të zeza.

Para se të publikohej videoja, po atë natë, ish-konkurrentja publikoi një foto në Instastory-n e saj, në të cilën shihej se një djalë i kishte hedhur dorën rreth qafës, por ajo u kujdes që identiteti i tij të mos zbulohej.
Ndonëse deklaroi se nuk do ta bëjë asnjëherë publik personin që i ka vjedhur zemrën me komplimente për inteligjencën dhe jo për sytë, duket se Tea do ta ketë të vështirë ta fshehë partnerin edhe për shumë kohë.

Së fundmi, Afterparty.al ka zbuluar se i dashuri i Trifonit është një djalë që quhet Enkeleo Hoxha. Edhe Xhani Demika, miku i Teas, etiketoi Enkeleon në videon e realizuar natën kur Tea publikoi foton me të nga party.

Enkeleo ndiqet jo vetëm nga Tea, por edhe nga motra e saj, maria Trifoni, si edhe nga Fation Kuqari, i cili u bë shkak për njohjen e tyre.