Zelanda e Re do të zgjasë bllokimin mbarëkombëtar me katër ditë të tjera ndërsa vendi përballet me një shpërthim të virusit Covid-19.
Vendi raportoi 35 raste të reja duke e çuar numurin e rasteve aktive në 107 në total.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se vendi “ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe se zyrtarët po marrin një qasje të kujdesshme për të hequr kufizimet’’.
“Ne kemi nevojë për më shumë informacion. Ne nuk duam të rrezikojmë me variantin Delta. Nëse bota na ka mësuar diçka, është të jemi të kujdesshëm me këtë variant”, theksoi kryeministrja Ardern.
I gjithë vendi do të qëndrojë në lockdown të paktën deri të shtunën.
Auckland, qyteti më i madh në vend dhe ku gjenden shumica e rasteve, do të qëndrojë në izolim të paktën deri më 31 gusht.
“Nuk besojmë se kemi arritur kulmin e këtij shpërthimi, apo edhe kufijtë e tij,” theksoi kryeministrja Ardern.
Ky është lockdown i parë kombëtar në Zelandën e Re që nga Marsi 2020, ku i gjithë vendi përjetoi nivelin më të lartë të kufizimeve për gjashtë javë.