Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zjarrfikësit sugjeruan evakuimin paraprak të banorëve të pesë komuniteteve, atyre të Agia Paraskevisë, Karaoulit, Theas, Panoramas dhe Titanit, në rajonin e Vilias, ku një zjarr nuk po shuhet që prej katër ditësh.
Sipas Brigadës së Zjarrit, ndryshimet e vazhdueshme në drejtimin e erërave krijojnë probleme serioze, ndërsa erërat pritet të intensifikohen më tej pas orës 10:00.
Pesë helikopterë dhe pesë avionë, përfshirë rusin ”Beriev-200”, veprojnë në zonë, së bashku me 427 zjarrfikës, nëntë grupe në këmbë, 149 automjete, përfshirë Departamentin e Operacioneve Speciale të Motorizuara dhe 143 zjarrfikës nga Polonia me 46 automjete.
Qendra Operative Mobile ”OLYMPUS” është siguruar për të ndihmuar në koordinimin e forcave. Asistenca ofrohet gjithashtu nga shumë zjarrfikës vullnetarë, pajisje ndërtimi të ushtrisë greke si dhe cisterna uji të rajonit dhe qeverisjes vendore.