Zjarrfikësit në Francën jugore po përballen me disa zjarre të konsiderueshme, si pasojë valës së të nxehtit dhe thatësirës së madhe. “Tre avionë po mbështesin ekipet e zjarrfikësve në terren”, tha sot autoriteti francez i Mbrojtjes Civile.
Zonat e prekura janë në Bouches-du-Rhone dhe Var. Brigada e zjarrfikësve në Marsejë raportoi se rreth 100 zjarrfikës dhe 40 automjete janë vënë në dispozicion për të luftuar zjarrin në një varg malor jashtë qytetit port jugor.