Shkarkohet shefi i zjarrfikëses PMNZSH Gjirokastër, Kujtim Bizhga.

Duket se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër me djegien e qindra hektar, pyje e kullota në Bashkinë Gjirokastër si dhe humbja e jetëve të një çifti në fshatin Asim Zeneli, kanë qenë shkaqet e shkarkimit të Kujtim Bizhgës nga posti i shefit të PMNZSH së Gjirokastrës.

Ka qenë vetë propozimi i kryebashkiakut Flamur Golemi për këtë lëvizje në krye të zjarrfikësve të Gjirokastrës duke vendosur në krye gjeneral Pëllumb Shalarin me një eksperiencë në fushën ushtarake.