Gazetari sportiv Ervin Baku ka dhënë një lajm të mirë. Ai shkruan se gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo është drejt përmirësimit

Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë…

Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë…

Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drej normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë.

Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem… Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim! Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të lutem. Faleminderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di…

Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajtë trutë e kokës… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!, ka njoftuar Baku.