Ritmet e rritjes së numrit të të infektuarve me mutacionin Delta pritet të sjellin valën e katërt të epidemisë në Shqipëri. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini bën thirrje për t’u vaksinuar ndërkohë që thotë se janë gati skenarët e mundshme në varësi të situatës. Por pak javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Zv.ministrja Tomini thotë se s’do të fillohet më mësim në klasë, por askush nuk ka siguri se çfarë mund të shkaktojë vala e shtatorit.

E pyetur nëse Shqipëria do të fillojë këtë verë në zbatim rregullat e tilla si Italia, e cila pak a shumë e ka kthyer të detyrueshëm vaksinën duke mos lejuar përdorimin e minibareve dhe restoranteve, transportin publik nga personat e pavaksinuar Tomini përgjigjet: Tomini gjithsesi shprehet se nuk pritet e njëjta situatë me shtatorin e kaluar edhe pse do të ketë rritjet e rasteve të infektuara.