Tammy Abraham edhe zyrtarisht është lojtar i Romës. Lajmin e ka konfirmuar Roma, por edhe Chelsea përmes faqes zyrtare. Abraham i ka kushtuar Romës 40 milionë euro. Ai ka nënshkruar kontratë me ekipin e Jose Mourinhos deri më 2026.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Abraham do të fitojë 4 deri 5 milionë euro neto në sezon. Chelsea ka vendosur klauzolë të blerjes së lojtarit pas vitit 2023, por nëse e do atëherë, duhet të paguajë 80 milionë euro.