Emerson Royal tani është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Ardhja e mbrojtësit tashmë ishte njoftuar nga klubi para hapjes së dritares së transferimit veror.

Sot, ish-lojtari i Betis iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë atë me Blaugrana deri në vitin 2024. Kohë më parë u përfol se Emerson do të dilte në shitje, por Barcelona preferoi t’i besonte brazilianit që ka bërë mjaft mirë në La Liga në krah të djathtë të mbrojtjes.