Barcelona po kalon momente të vështira në aspektin financiar. Për katalanasit ka një zgjidhje nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Mundo Deportivo, një kompani nga Dubai i ka ofruar hua 1.5 miliard euro për një periudhë afatgjatë, me një interes të ulët, që Barcelona të rikthejë likuiditetin.
Mes të tjerash, ajo që vihet në dukje është fakti se me këtë marrëveshje klubi i LaLiga nuk duhet të paguajë asnjë qindarkë për 12 vite.
Bordi drejtues i Barcelonës është duke e studiuar këtë propozim të bërë dhe do të marrë një vendim nëse do e pranojë apo jo.