Shumë emigrantë dhe turistë të huaj kanë zgjedhur portin e Vlorës për të ardhur në Shqipëri.
Sipas Portit Detar të Vlorës, muaji gusht ka qenë dhe muaji i cili shënoi numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë nga porti i Vlorës.
“Në bazë të statistikave gjatë muajit gusht të vitit 2021 kanë hyrë mbi 26 mijë udhëtarë, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2020 kemi një rritje të madhe me rreth 20 mijë pasagjerë”, bën të ditur Porti.