Ambasada e SHBA-së në Tiranë përkujtoi sot 20-vjetorin e s u l m e v e terroriste të 11 shtatorit 2001.

“Sot, ne shënojmë 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit dhe vajtojmë gati 3,000 jetë të marra shumë shpejt. Njerëzit që humbën jetët në Kullat Binjake, Pentagon dhe Shanksville, përfshirë dhënësit heronj të ndihmës së parë, që dhanë jetën për të ndihmuar të tjerët, lanë pas të dashurit dhe komunitetet, të cilat nuk ishin më kurrë njësoj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Ne nderojmë jetën dhe kujtimin e tyre në këtë rast solemn dhe vajtojmë atë që të gjithë kemi humbur në atë ditë të tmerrshme”, thuhet në njoftim.