Një notar që besonte se kishte humbur në det, ka treguar së fundmi momentet shokuese kur besonte se u rrethua nga një tufë peshkaqenësh, para se të kuptonte se ishin delfinë që po përpiqeshin ta ndihmonin. 24 vjecari irlandez Ruairí McSorley, ishte disa minuta para vde kjes kur u largua me not disa milje nga brigjet e Kerry, në Irlandë. I riu tregon sesi u tme rrua nga shikoi të dilnin nga sipërfaqja e ujit pendë të fr ikshme peshqish të mëdhenj, për të cilat besoi se ishin peshkaqenë. Ai tregon për të përditshmen The Sun: “Pashë këto pendë të zeza peshqish që dolën në sipërfaqen e ujit. Mendova se isha treguar budalla që nuk kisha kontrolluar informacionet për peshakqenë në ujërat jugore të Irlandës”.

“Mendova, tani erdhën peshkaqenët, jam i dënuar, shpetoj vetëm nëse nuk janë të uritur”. Ruairí kishte dalë në det për një not të gjatë e të gabuar, drejt kullës së farit në brigjet irlandeze. Disa orë më vonë ai ishte shpallur i humbur kur një banor kishte parë rrobat e tij në breg. Grupet e shpëtimit që më në fund e kishin gjetur, thanë se bënë këtë vetëm disa minuta para se të go diste katastrofa, pasi temperatura e trupit të tij kishte rënë thuajse drejt gjendjes së vdekjes.

Notari ishte shpëtuar pas 14 orësh në det, pasi një tufë delfinësh dhe grupet e shpëtimit ta nxirrnin të gjallë. Grupet e shpëtimit thanë se në kërkimet për të humburin, ata kishin pikasur tufën e delfinëve pranë sipërfaqes së ujit, që ishin duke shoqëruar notarin në telashe. Ruairí kishte ekzagjeruar pretendimet e tij kur tentoi notimin prej më shumë se 10 km drejt ishullit të vogel te farit. Ai shpjegon më pas: “Nga gjiri shikova drejt farit dhe mendova, kjo do të jetë largësia, dhe nisa të notoj e të notoj. Mendova se ishte sfida më e mirë për veten time”.

I riu tregon se largësia e madhe dhe lodhja e kishin bërë të humbiste fuqitë. Kreu i barkës të rojës bregdetare O’Connell tha: “Ai ishte me fat. Për ndoshta gjysmë ore do të kishte marrë fund. Ne nuk e kuptojmë sesi ka mbijetuar deri aty, nuk kishte as kostum noti, asgjë”. Ai shton se delfinët që e kishin rrethuar djalin nuk vepronin në mënyrë agr esive, por përpiqeshin ta mbronin ose ta drejtonin të shkonte drejt sigurisë. “Kishte shumë delfinë rreth tij, ata ndoshta po përpiqeshin ta ndihmonin në ndonjë mënyrë, përndryshe nuk ka si të shpjegohet”.