Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi jep energji dhe stimulon metabolizmin. Opsionet e njohura për këtë vakt si bukë me gjalpë dhe reçel apo briosh nuk janë më të mirat pasi sigurojnë karbohidrate dhe yndyrna me cilësi të dobët. Një zgjedhje e mirë janë këto ushqime:

Tërshëra-Është e pasur me beta glukan, një lloj fibre që nxit ndjenjën e ngopjes dhe njëkohësisht ul nivelet e kolesterolit. Tërshëra gjithashtu siguron antioksidantë dhe acide yndyrore të shëndetshme omega-3, acid folik dhe kalium.

Veza-Është një nga burimet më të mira të proteinave cilësore dhe njëkohësisht jep vitaminë D, B, selen, jod dhe kolinë.

Arrat-Janë një zgjedhje ideale për të plotësuar nevojat e trupit për proteina, veçanërisht për ata që shmangin mishin. Arrat përmbajnë antioksidantë, magnez, kalium dhe yndyrna të shëndetshme.

Fara e lirit-Janë një superushqim, pasi grumbullojnë një sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore Ω-3, proteina dhe fibra. Konsumimi i rregullt i farave të lirit shoqërohet me nivele më të ulëta të kolesterolit, përmirësim të ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës, nivele më të ulëta të sheqerit, por edhe një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.

Kos-Kosi, si shumica e produkteve të qumështit, është një burim i mirë i proteinave.

Banane-Përveç kaliumit, banania mbështet dhe funksionimin e duhur të aparatit tretës.