Nga Eduard Zaloshnja/ Rreth 91% e banorëve të rritur të Shqipërisë mendojnë se SHBA luan rol pozitiv ndaj Shqipërisë – gjysma kryesisht pozitiv dhe gjysma tjetër krejtësisht pozitiv.
Nga ana tjetër 9% e banorëve të rritur të Shqipërisë (me ekstrapolim të përafërt, rreth 200 mijë) kanë rezerva ndaj rolit të SHBA-së ndaj Shqipërisë (një pjesë mendojnë as pozitiv e as negativ, një pjesë negativ dhe pjesa tjetër refuzojnë të shprehen).
Ky është rezultati paraprak i një studimi të gjerë ballkanik mbi sigurinë kombëtare dhe atë personale, i cili do publikohet i plotë së afërmi.
Në kuadër të këtij studimi, zhvillova një vrojtim statistikor rigoroz me 1100 intervista të drejtpërdrejta në çdo cep të Shqipërisë, me një kampion të peshuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.
Pyetja e referuar këtu është vetëm një ndër pyetjet e shumta të bëra në intervistat e gjata të drejtpërdrejta.