Në një intervistë për RTV Ora, doktori Ilir Alimehmeti u shpreh se për dozën e tretë të vaksinës anti covid të dhënat janë indirekte.
Ai tha se në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk qëndron, pasi edhe OBSH-në kundër dozës së tretë.
Alimehmeti: Për dozën e tretë të dhënat janë indirekte. Ne na intereson efektiviteti, pra në raport me të sëmurët në spitale dhe vdekjet. Të dhënat deri më tani janë bazuar në atë që quhet efikasitet mbi prodhimin e antitrupave. Në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk qëndron. Kemi edhe OBSH-në kundër dozës së tretë sepse duhet të marrin ata që nuk janë vaksinuar fare. Ndërsa kinezët kanë dalë në përfundimin se pas 6 muajsh te të moshuarit bien shumë anti-trupat.
Këto janë prova indirekte në fakt. Ka edhe një diskutim tjetër; nëse një person është i dobët dhe nuk ka krijuar një imunitet ose ka sëmundje, a mund ta krijojë një imunitet nëse bën edhe një vaksinë të tretë? Kjo nuk duhet të jetë në kurriz të personave që nuk kanë marrë një vaksinë. Ne nuk duhet të flasim vaksinë jo vaksinë, por imunizim natyror. Duhet të marrim parasysh imunitetin natyror, sepse nuk kemi vaksina bllokuese të infektimit, por parandaluese të mortalitetit.
Alimehmeti shtoi se në këtë pikë këshilla është që kush nuk është imunizuar, të shkojë të bëjë vaksinën dhe të imunizohet.
Alimehmeti: 65% është llogaritur që imuniteti duhet të ishte me variantin e parë, por në fakt ishte më i lartë sepse kishte më shumë transmetim. Ndërkohë që Delta është akoma më in transmetueshëm dhe është më e vështirë që të bëhet përllogaritja tani.
Prandaj në këtë pikë këshilla është që kush nuk është imunizuar, të shkojë të bëjë vaksinën dhe të imunizohet. Ndërkohë, ne e kemi kaluar në mënyrë natyrore një pjesë të mirë të virusit dhe kemi pasur viktima dhe kjo gjë duhet të ishte shmangur. Ne ama kemi regjistruar humbje vetëm me test pozitiv në spitale, por ka shumë njerëz që nuk janë brenda këtij përkufizimi.