Nga ARTUR AJAZI/ Pas shumë vajtje-ardhjesh në selinë blu, duket se amerikanët kanë mundur ta bindin Lulzim Bashën, të “vrasë babain e tij politik”. Kjo ka ndodhur në fakt pas shumë “përpëlitjeve” dhe mëdyshjeve nga vetë Basha, pasi e kishte të qartë se, pas refuzimit, do të ishin ndoshta ata (amerikanët) që do të nisnin një kapitull të ri në marrëdhëniet zyrtare me atë forcë politike.Fillimisht,sidomos pas “falenderimit” nga ana e ambasadës dhe zonjës Kim, u krijua përshtypja se “kaq ishte e keqja, tani punët me SHBA janë vaj”. Dhe këtë mendim të krijuar fillimisht tek rrethi më i ngushtë i tij, që më pas u përhap nga vetë sekretarët e Lulit, ai u mundua ta servirë si “ndryshim kursi dhe amerikanizëm i pastër”. Për ata që e njohin mirë Partinë Demokratike, Berishën por më tepër Lulin, “amerikanizmi” në atë parti, ka qenë gjithmonë argument, kur e kanë parë punën “pisk”. Të gjithë e kujtojnë vizitën e Berishës në Washington, mesazhet euforike me të cilat ai erdhi nga Shtëpia e Bardhë, dhe pas pak muajsh fjalimin e ish-kreut të SHISH-it Gazidede në Parlament, (1997)ku arriti të akuzojë direkt SHBA-në dhe CIA-n, për “nxitjen e trazirave, hapjen e depove, rrëzimin e qeverisjes së PD-së”. Ishte një fjalim jo “pa doganë”, por me bekimin e Berishës, dhe dihet se si vajtën punët më pas me shqiptarët dhe Shqipërinë.Por sikur të mos kishte ndodhur gjë, pas përmbysjes me votë në 1997, Berisha dhe partia e tij kryen sërish një shkelje ligjore dhe kushtetuese, duke krijuar anarshi, me grushtin e shtetit të Shtatorit 1998. Dhe sërish ishin amerikanët, ata që i vunë “kufirin te thana” asaj partie duke i kujtuar se “pushtet me dhunë nuk njohim”. Pas asaj ngjarje, Berisha nisi të bëhej “amerikan”.Në çdo miting apo dhe aktivitet, tavolinat dhe sheshet (ishte porosi) mbusheshin me flamuj amerikanë. Ç’kishte ndodhur ? Pse pas sulmeve ishte kthyer “pllaka” dhe PD-ja ishte bërë “pro-amerikane” ? Natyrisht sepse Berisha synonte pushtetin. Vërtetë kujtoi se amerikanët e besuan se ishte i tillë ? Mjafton të kemi parasysh se “laku” nisi të mblidhej dalëngadalë, pa e kuptuar as vetë Berisha, derisa erdhi…”non-grata”. Por le të kthehemi te Basha, produkti politik i Berishës. Edhe ai duke ecur në gjurmët e “babait politik”, në shumë raste ka qenë më tepër lindor, “pro-rus” se “pro-amerikan”, më tepër ka qenë ekstremist i majtë se demokrat apo i djathtë. Spastrimi i partisë, bojkoti parlamentar, “djegia” e mandateve, sulmet ndaj ambasadorit amerikan dhe ambasadorëve të BE-së, dhuna me molotov ndaj institucioneve (duke injoruar këshillat e SHBA), dosja me afera korruptive të mbyllura nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të larguar nga Vetting-u, lobingu me para ruse, kthimi i partisë në ishull të izoluar, dhe shumë skandale të tjera, duket se nuk janë shembuj të mirë, për ti thënë demokratëve dhe shqiptarëve se “tani unë jam pro-amerikan i thekur”. Kaq nuk mjafton, edhe sikur ta përjashtosh nga partia ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e saj, sepse në rast se nuk ke bërë kontrollin e vehtes, për të hapur debatin e madh brënda partisë, atëhere duhet të bindesh se je duke u kontrolluar nga të tjerët. E keqja më e madhe është, se ashtu si Berisha, edhe Lulzimi, kanë besuar deri në fund, se mund të luajnë me amerikanët siç kanë luajtur me partinë, se mund të mashtrojnë amerikanët siç kanë bërë me anëtarësinë, dhe nuk kanë parashikuar kurrë se dredhia nuk zgjat pafundësisht, apo “rruga e ngushtë gjithmonë të nxjerr në rrugën e madhe”.
A i besojnë vërtetë amerikanët Lulzimit ?
Balla: Porti MBM në Porto Romano është një port strategjik energjetik, ka vetëm 20%...
Në seancën plenare, të së enjtes kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti aktivitetin e portit të kompanisë MBM në Porto...
Lufta në Lindjen e Mesme, Izraelit dhe Hezbollahu vijojnë shkëmbimet e sulmeve gjatë natës
Luftime të reja shpërthyen gjatë natës midis Izraelit dhe Hezbollahut, me sulme ajrore izraelite në Liban dhe raketa të lëshuara nga grupi i armatosur...
“Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt rilindjes”/ Rama ndan pamje: Kushte dhe standarde bashkëkohore...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shkollës së Shushicës në Elbasan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale,...
Investitorët ndërkombëtarë, që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë
Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re...
Parashikimi i motit për sot
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas orëve të...
“Lëvizje e duhur nga Gjykata Lartë”, Ndreca: Tentativa për të paraburgosur kaq shumë persona,...
Avokati i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur në “Top Story” për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit unifikues të...
“Shkoi me shoqen time të ngushtë”, telashe për legjenden e futbollit, e dashura 35...
Legjenda e futbollit brazilian, Romário, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë jo për arritjet sportive, por për jetën e tij personale.
Sipas...
Seancë maratonë/ Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet...
Projektligji për portet turistike u miratua me 76 vota pro.
Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës ngritjen e komisionit hetimor për ARRSH me 76 vota kundër.
Po...
Gonzato përgjigjet për sulmet personale: “Ka njerëz të lënë në harresë që dalin vetëm...
Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Silvio Gonzato, në një intervistë për Euroneës Albania, u është përgjigjur edhe komenteve personale që janë bërë në drejtim...
Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”
Nga Mero Baze
Ka një debat jashtë çdo logjike lidhur me atë që quhet pastrim parash në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, duke e shpjeguar...




















