Nga ARTUR AJAZI/ Pas shumë vajtje-ardhjesh në selinë blu, duket se amerikanët kanë mundur ta bindin Lulzim Bashën, të “vrasë babain e tij politik”. Kjo ka ndodhur në fakt pas shumë “përpëlitjeve” dhe mëdyshjeve nga vetë Basha, pasi e kishte të qartë se, pas refuzimit, do të ishin ndoshta ata (amerikanët) që do të nisnin një kapitull të ri në marrëdhëniet zyrtare me atë forcë politike.Fillimisht,sidomos pas “falenderimit” nga ana e ambasadës dhe zonjës Kim, u krijua përshtypja se “kaq ishte e keqja, tani punët me SHBA janë vaj”. Dhe këtë mendim të krijuar fillimisht tek rrethi më i ngushtë i tij, që më pas u përhap nga vetë sekretarët e Lulit, ai u mundua ta servirë si “ndryshim kursi dhe amerikanizëm i pastër”. Për ata që e njohin mirë Partinë Demokratike, Berishën por më tepër Lulin, “amerikanizmi” në atë parti, ka qenë gjithmonë argument, kur e kanë parë punën “pisk”. Të gjithë e kujtojnë vizitën e Berishës në Washington, mesazhet euforike me të cilat ai erdhi nga Shtëpia e Bardhë, dhe pas pak muajsh fjalimin e ish-kreut të SHISH-it Gazidede në Parlament, (1997)ku arriti të akuzojë direkt SHBA-në dhe CIA-n, për “nxitjen e trazirave, hapjen e depove, rrëzimin e qeverisjes së PD-së”. Ishte një fjalim jo “pa doganë”, por me bekimin e Berishës, dhe dihet se si vajtën punët më pas me shqiptarët dhe Shqipërinë.Por sikur të mos kishte ndodhur gjë, pas përmbysjes me votë në 1997, Berisha dhe partia e tij kryen sërish një shkelje ligjore dhe kushtetuese, duke krijuar anarshi, me grushtin e shtetit të Shtatorit 1998. Dhe sërish ishin amerikanët, ata që i vunë “kufirin te thana” asaj partie duke i kujtuar se “pushtet me dhunë nuk njohim”. Pas asaj ngjarje, Berisha nisi të bëhej “amerikan”.Në çdo miting apo dhe aktivitet, tavolinat dhe sheshet (ishte porosi) mbusheshin me flamuj amerikanë. Ç’kishte ndodhur ? Pse pas sulmeve ishte kthyer “pllaka” dhe PD-ja ishte bërë “pro-amerikane” ? Natyrisht sepse Berisha synonte pushtetin. Vërtetë kujtoi se amerikanët e besuan se ishte i tillë ? Mjafton të kemi parasysh se “laku” nisi të mblidhej dalëngadalë, pa e kuptuar as vetë Berisha, derisa erdhi…”non-grata”. Por le të kthehemi te Basha, produkti politik i Berishës. Edhe ai duke ecur në gjurmët e “babait politik”, në shumë raste ka qenë më tepër lindor, “pro-rus” se “pro-amerikan”, më tepër ka qenë ekstremist i majtë se demokrat apo i djathtë. Spastrimi i partisë, bojkoti parlamentar, “djegia” e mandateve, sulmet ndaj ambasadorit amerikan dhe ambasadorëve të BE-së, dhuna me molotov ndaj institucioneve (duke injoruar këshillat e SHBA), dosja me afera korruptive të mbyllura nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të larguar nga Vetting-u, lobingu me para ruse, kthimi i partisë në ishull të izoluar, dhe shumë skandale të tjera, duket se nuk janë shembuj të mirë, për ti thënë demokratëve dhe shqiptarëve se “tani unë jam pro-amerikan i thekur”. Kaq nuk mjafton, edhe sikur ta përjashtosh nga partia ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e saj, sepse në rast se nuk ke bërë kontrollin e vehtes, për të hapur debatin e madh brënda partisë, atëhere duhet të bindesh se je duke u kontrolluar nga të tjerët. E keqja më e madhe është, se ashtu si Berisha, edhe Lulzimi, kanë besuar deri në fund, se mund të luajnë me amerikanët siç kanë luajtur me partinë, se mund të mashtrojnë amerikanët siç kanë bërë me anëtarësinë, dhe nuk kanë parashikuar kurrë se dredhia nuk zgjat pafundësisht, apo “rruga e ngushtë gjithmonë të nxjerr në rrugën e madhe”.
A i besojnë vërtetë amerikanët Lulzimit ?
Horoskopi për ditën e Shtunë, 20 Prill 2024
Dashi
Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që të lini mënjanë të gjitha shqetësimet dhe stresin e akumuluar...
Vuçiç bën prova lufte, pas “pushtimit të Serbisë”, dronë kamikazë pranë Kosovës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u tha anëtarëve të NATO-s të premten se Ukrainës i duhen të paktën shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot...
“Sa herë shikoj nipin, harroj që djali ka vdekur”/ Rrëmbimi i fëmijës nga gjyshërit,...
Nga Anila Hoxha
Ashtu si simbolika e emrit që ka, Amar është fëmija më i kërkuar në vend. Edhe gruaja që po e përqafon, po...
Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj...
Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump, njoftoi agjencia...
Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë
Kushdo që ka kohë të argëtohet nga një komedi politike e transmetuar live nga zyrat e Partisë së Lirisë, sot më shumë se kurrë...
Meta SPAKU-t: Merrni vilat dhe çtë doni, unë do vendos një krevat në seli
Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kreu i PL-së u shpreh se “le të hetojë kë të dojë”, madje the...
Graciano: Argjira një vit më parë donte fëmijë, nuk isha gati
Ndonëse i ka thënë të mos e përmendë në BBV, Graciano Tagani në një bisedë me Françeskën ka folur për raportin aktual të tij...
Skema sekrete e opozitës anti-SPAK: Kush do të jetë dyshja e “re” për 2025-n
Nga Ylli Pata
Para pak ditësh, HDZ-Hrvatska Demokratska Zajednica(Bashkimi Demokratik Kroat) e kryeministrit Andrej Plenkoviç, fitoi mandatin e tretë për të qeverisur vendin.
HDZ, është themeluar...
“Nuk mund ta kthejmë partinë në biznes familjar”, Meta flet para Komitetit Drejtues për...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këmbënguli që partinë që drejton e ka dëmtuar nepotizmi. “E përshëndes fjalimin e Monikës përveç asaj fjalës...
Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë një fjale të mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë theksoi se nuk i rruhet...