RinCamp quhet projekti më i fundit i Agjensisë Kombëtare Rinore, një institucion i krijuar së fundmi por që premton shumë, në bashkëpunim me Unicef Albania, UNFPA Albania, World Vision Albania dhe Departamenti i Administratës Shtetërore.

RinCamp është një kamp rinor që mbledh të gjithë praktikanët nga institucionet qendrore dhe ato lokale, me gati rreth 100 pjesmarrës të gjithë të grupmoshës 21-26 vjec, dhe ky kamp nis sot rrugëtimin e vet për të përfunduar me datë 4 shtator, dhe zhvillohet në Jalë-Vuno, një nisje më të mirë se kaq të shtatorit nuk mund të kishte.

RinCamp që në nisje u konceptua si një shkollë verore e mbushur me aktivitete dinamike, interaktive dhe nxitëse e mendimit kritik! Përmes workshopve, seminareve dhe trajnimeve tentojmë të nxisim sa më shumë të rinj praktikantë të shprehin idetë, mendimet dhe vizionin e tyre në lidhje me punën, jetën dhe atë që synojnë dhe duan të përfaqësojnë në të ardhmen!

Kjo shkollë verore u hap nga drejtoresha, znj. Kleina Kasanai dhe si shkollë synon të zhvillojë aftësitë dhe kompetencat e tyre për ti dhënë atyre mjetet e nevojshme për të qenë qytetarë të përgjegjshëm, dhe që në të ardhmen të bëhen profesionistë të zotë të Administratës Publike dhe jo vetëm, por edhe aktivistë të suksesshëm të Shoqërisë Civile për ta bërë vendin dhe komunitetitn e tyre më të sigurtë, më të barabartë e më të mirë.

Por RinCamp ka pjesë të vetën edhe socializimin, miqësimin mes të rinjve praktikantë, argëtimin, rrezet e diellit, notin dhe pse jo një festë për të festuar arritjet e shkollës verore.

Shkolla verore RinCamp i çon gjithë këta të rinj një hap më afër drejt profesionalizmit, dhe fundja ky është qëllimi! RinCamp quhet projekti më i fundit i Agjensisë Kombëtare Rinore, një institucion i krijuar së fundmi por që premton shumë, në bashkëpunim me Unicef Albania, UNFPA Albania, World Vision Albania dhe Departamenti i Administratës Shtetërore.

RinCamp është një kamp rinor që mbledh të gjithë praktikanët nga institucionet qendrore dhe ato lokale, me gati rreth 100 pjesmarrës të gjithë të grupmoshës 21-26 vjec, dhe ky kamp nis sot rrugëtimin e vet për të përfunduar me datë 4 shtator, dhe zhvillohet në Jalë-Vuno, një nisje më të mirë se kaq të shtatorit nuk mund të kishte.

RinCamp që në nisje u konceptua si një shkollë verore e mbushur me aktivitete dinamike, interaktive dhe nxitëse e mendimit kritik! Përmes workshopve, seminareve dhe trajnimeve tentojmë të nxisim sa më shumë të rinj praktikantë të shprehin idetë, mendimet dhe vizionin e tyre në lidhje me punën, jetën dhe atë që synojnë dhe duan të përfaqësojnë në të ardhmen!

Kjo shkollë verore u hap nga drejtoresha, znj. Kleina Kasanai dhe si shkollë synon të zhvillojë aftësitë dhe kompetencat e tyre për ti dhënë atyre mjetet e nevojshme për të qenë qytetarë të përgjegjshëm, dhe që në të ardhmen të bëhen profesionistë të zotë të Administratës Publike dhe jo vetëm, por edhe aktivistë të suksesshëm të Shoqërisë Civile për ta bërë vendin dhe komunitetitn e tyre më të sigurtë, më të barabartë e më të mirë.

Por RinCamp ka pjesë të vetën edhe socializimin, miqësimin mes të rinjve praktikantë, argëtimin, rrezet e diellit, notin dhe pse jo një festë për të festuar arritjet e shkollës verore.

Shkolla verore RinCamp i çon gjithë këta të rinj një hap më afër drejt profesionalizmit, dhe fundja ky është qëllimi!