Guido Albers, agjenti i Donny van de Beek, foli për situatën e mesfushorit holandez në Ziggo Sport, duke zbuluar një sfond merkatoje: “Pogba po luante në të majtë, por me ardhjen e Cristiano Ronaldos do të ketë një lojtar të ri në mesfushë dhe Pogba do të kthehet në qendër. Ne diskutuam me Solskjaer dhe drejtuesit dhe menduam për gjetjen e një klubi tjetër. Kërkimi ynë na çoi te Everton, diskutuam me Marcel Brands dhe Farhad Moshiri por më 30 gusht morëm një telefonatë nga trajneri, i cili tha se transferimi nuk ishte një opsion dhe se lojtari duhej të stërvitej të nesërmen në mëngjes “.
“Në atë pikë,” vazhdon Albers, “ne specifikuam se Donny nuk është një lojtar që do të aktivizohet vetëm në Carabao Cup ose FA Cup, ose vetëm në Evropë. Donny ka shkuar në Angli për të luajtur në Premier League. Unë jam duke pritur që Donny të ketë shansin e tij, ai punoi shumë gjatë verës. Ai kishte vetëm shtatë ditë pushim. Është gati “.