Aktorja e njohur, Louisa Lytton është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe i fejuari i saj Ben Bhanvra kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
“Dhe pastaj ishin tre… Mirë se vjen në botë, ne jemi krejtësisht të pushtuar nga dashuria për ty”, ka shkruar aktorja në Instagram.
Louisa ndau një fotografi të vogëlushit të tyre duke e shtrënguar në dorën e saj dhe Ben e vendosi dorën rreth tyre.
Lytton është 32-vjeçe, ndërsa gjatë shtatzënisë kaloi një periudhë të vështirë, siç i ka rrëfyer ajo më herët.