Massimiliano Allegri i kërkon më shumë Juventus-it për të dalë nga situata e vështirë ku ndodhet pas një fillimit të sezonit aspak të mirë në kampionat.

Edhe sulmuesve të tij, sepse nga golat e tyre do të kalojnë ambiciet e torinezëve, të cilët mendojnë edhe për të ardhmen.

Qëllimi është të merret një sulmues i nivelit të lartë verën e ardhshme. Emri është zgjedhur që tani.

Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic, protagonist absolut me Fiorentina-n sezonin e kaluar, që e ka nisur shumë mirë edhe këtë sezon.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin vjollcë dhe nuk ka arritur akoma asnjë marrëveshje për rinovimin. Kjo është arsyeja pse verën e ardhshme mund të hapet një ankand për të.

Fiorentina kërkon një shumë mes 60 dhe 70 milionë eurove për ta lënë të lirë të largohet.

Sipas Tuttosport, katër skuadra mund të jenë në garë për të siguruar shërbimet e sulmues: Juventus, Liverpool, Tottenham dhe Atletico Madrid.