Andi Bejtja ka reaguar i revoltuar, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.

“Tani një gjë nuk mund të rri pa e thënë; si po e menaxhon zyrtarisht PD “çështjen Berisha” kaq paburrërisht, kaq jo legalisht, me kaq thënie e kundrathënie të tipit “Amerika gaboi, po kryetari ka të drejtë” etj etj , përveç të tjerash dhe qendrime që të bëjnë të mbash barkun me dorë, ku po shohim nga minuti në minutë jo vetëm njerëz pa dinjitet e pa karakter, por dhe komplet debila nga do ta rrotullosh.

Për zotin këtë herë e them hapur; shyqyr që nuk paskan ardh në pushtet! Dhe sa me shpejt të mbyllet kjo histori aq më mirë për ta, se po vazhdoi gjatë, panairi i të pakarakterëve e de bi lave e inj ora ntëve do mbushet plot dhe vetëm do na vijë për të vjellë e asgjë më shumë”, shkruan Bejtja, që prej kohësh punon në mediat e familjes Berisha.