Trupi këshillues për vaksinimet në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar të japë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç. Ndërkohë, një shtesë prej 200,000 adoleshentësh me sëmundje të rrezikshme do të kenë të drejtë që t’i marrin të dyja dozat.
Mjekët dolën në përfundimin se fëmijët me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive dhe mëlçisë janë në rrezik shumë më të lartë nga Covid-19 sesa fëmijët e shëndetshëm.
Një grup prej 150,000 fëmijësh me gjendje të tilla të rënda, sindromi Doën dhe sistem imunitar i dobësuar rëndë, si dhe ata që jetojnë me të rritur në nevojë kanë marrë tashmë dritën jeshile për t’u vaksinuar. Vendimi për fëmijët e shëndetshëm u bazua në shqetësimin për një efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë të vaksinës Pfizer që shkakton inflamacion të zemrës.
Por meqenëse fëmijët janë në rrezik kaq të ulët nga virusi, u vendos që vaksinimi do të ofronte vetëm “përfitim margjinal” dhe, prandaj, nuk ka prova të mjaftueshme për të ofruar vaksinim masiv për këtë grupmoshë.