Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u prezantua sot si drejtues politik i PS për qarkun Fier.
Në fjalën e tij Balla tha se Fieri është qarku ku PS e Shqipërisë ka më shumë detyrime se në shumë qarqe të tjera dhe është qarku nga ku buron mbështetja më e madhe për Partinë Socialiste.
“Është përgjegjësia më e madhe sepse ne jemi shumë borxhli ndaj popullit të nderuar të qarkut të Fierit, duke filluar nga Mallakastra, Roskoveci, Fieri, Patosi, natyrshëm në 2 bashkitë, në Lushnje dhe Divjakë. Unë sot jam këtu dhe do jem çdo javë sepse kështu e kam unë zakonin e punës”, u shpreh Balla.
Ai zëvendësoi në këtë qark, Gramoz Ruçin, por që u shpreh se ai është i pazëvendësueshëm.
“Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm. Unë do të bëj më të mirën”, tha ai.
Balla tha se drejtimi i Qarkut të Fierit, është një ëndërr për çdo socialist.
Si ju duket baza e PS në Fier edhe pse prej kohësh është cilësuar si bastion I Partisë socialiste në këtë qytet?
Unë e thash që ditën e parë që u shpall vendimi në Asamblenë Kombëtare që secili prej nesh Anëtarëve të Partisë Socialiste e ka ëndërr që në një moment të karrierës së tij të jetë drejtuesi politik për PS në qarkun e Fierit. Është qarku ku PS e Shqipërisë ka më shumë detyrime se në shumë qarqe të tjera dhe është qarku nga ku buron mbështetja më e madhe për Partinë Socialiste.
Është përgjegjësia më e madhe sepse ne jemi shumë borxhli ndaj popullit të nderuar të qarkut të Fierit, duke filluar nga Mallakastra, Roskoveci, Fieri, Patosi, natyrshëm në 2 bashkitë, në Lushnje dhe Divjakë. Unë sot jam këtu dhe do jem çdo javë sepse kështu e kam unë zakonin e punës.
E sigurt është që ne do punojmë bashkë me grupin e deputetëve, me kryetarët e bashkive për të përmbushur të gjitha angazhimet që ne kemi marrë. Janë më shumë se 92 mijë banorë të këtij qarku që na kanë dhënë besimin e tyre me votë të vlefshme sepse nëse fusim edhe votat e pavlefshme është një numër edhe më I madh dhe natyrshëm ne do të vazhdojmë të rrisim vëmendjen e qeverisë.
Investimet në Fier kanë qenë të mëdha dhe do të vazhdojnë të jenë të atilla. Vëmendja e qeverisë për Fierin si një nga qarqet me ekonominë më të madhe në vend do të vazhdojë të jetë .
Unë do synoj të ndërtojmë një marrëdhënie shumë të fortë mbështetëse për sipërmarrjen e fierit. Komuniteti i biznesit të fierit ka një nivel të lartë të pagesës dhe detyrimeve që burojnë nga aktiviteti I tyre, por natyrshëm që edhe roli i një deputeti dhe i një drejtuesi politik është të krijojë një lobim në mbështetje të qytetit të Fierit.
Gjiknuri pak më parë tha që do të ketë një analizë në lidhje me rezultatin e zgjedhje për qytetin e Fierit sepse kryetari i nuk është i kënaqur me ato. A është kjo e vërtetë?
E para ne kemi miratuar një kalendarë në kongresin e PS në 12 Qershor, ku jemi duke ecur me pjesën e parë, me atë të vlerësimit. Nuk ishte mbledhja e sotme për të vlerësuar dhe për të bërë një analizë të rezultateve për secilën prej bashkie, njësie administrative dhe mbi të gjitha atë të nivelit bazë atë të organizatës së partisë socialiste.
Në momentin që unë do ta kem mbyllur këtë analizë do jem në gjendje të them ku jemi më mirë, ku jemi më dobët dhe ku duhet të përmirësohemi. PS e Shqipërisë në qarkun Fier është e rëndësishme të theksohet që ka marrë një rezultat të mirë.
Kemi pas një objektiv më të lartë, i cili është vendosur pas zgjedhjeve të vitit 2017, por përsëri unë mendoj që ne kemi marrë një mbështetje shumë të madhe në këtë qark edhe në vitin 2021. Kështu që këtë pjesë ma lini mua dhe do të ecim hap pas hapi. Ju si media vendore jeni aleatët më të rëndësishëm të një pune që duhet ta bëjmë në funksion të asaj që thash më parë.
Kam ardhur në Fier për të rritur më shumë vëmendjen e qeverisë, parlamentit ndaj Fierit dhe jam shumë i kënaqur që vij të drejtoj Partinë Socialistë të Fierit pasi atë e ka drejtuar prej 12 vitesh me radhë personaliteti më i rëndësishëm i PS, Gramoz Ruçi
Do jeni në një linjë me Gjiknurin në ndryshimet në strukturat e Partisë Socialiste të Fierit?
Ne kemi sipas rregullave të vendosura në statutin e PS një kryetar Organizate, pra që drejton një qendër votimi dhe nëse ka marrë një rezultat më të vogël se ai pararendës zëvendësohet.
Mendoni se duhet të punoni fort për të zëvendësuar Ruçin?
Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm. Unë do të bëj më të mirën.