Barcelona dhe Ansu Fati janë më afër. Palët po diskutojnë kontratën e re të numrit 10, që mori përsipër trashëgiminë e rëndë të Leo Messit. Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor. Sipas “Cadena SER”, Jorge Mendes është në Barcelonë, ku darkoi me klientin e tij dhe kishte pasur tashmë një takim të parë me klubin blaugrana.

Një takim i ri pritet në ditët në vijim, teksa tentohet akordi për të shkuar drejt hedhjes së firmës në kontratë. Talenti i ri konsideriohet i paprekshëm nga presidenti Laporta, edhe pse ka pasur oferta mjaft lakmuese për të.