Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar dhe reagimin e Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren