Disa herë mbrëmë gjatë intervistave në televizione, por edhe sot para gazetarëve, Berisha u shpreh se nuk do të qendronte duarkryq pas vendimit për përjashtimin nga partia. Ai theksoi se do të bënte gjithçka për të rikthyer në vend sovranitetin e partisë, i cili sipas tij është hequr për shkak të marrëveshjes që ka lideri demokrat Lulzim Basha me Ramën.

Gazetarët e pranishëm e pyetën Berishën nëse kishte ndërmend të ngrinte një grup parlamentar të vetin, por ai tha se ishte pjestar i grupit të PD-së. Ndërkohë që thotë këtë, duket se Berisha ka filluar të lëvizë për të ndëshkuar Bashën. I ftuar në Abc Live, Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i FRPD dhe ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, paralajmëroi një mbledhje të këtij organizimi të rendësishëm të partisë pa dijeninën e kryetarit Basha, përmes të cilit ai të shkarkohej.

Do të duhen 25% të firmave të anëtarëve të këtij këshilli për të mundësuar organizimin e tij, por me Edi Palokën në krye që u radhit krah Berishës, kjo nuk duket një mision i pamundur.