Një njeri publik, i afërt me Ilir Metën, që për disa kohë ka qenë këshilltar zyrtar e tani konsiderohet sërish si i tillë, ka paralajmëruar Sali Berishën se Lulzim Basha do ta tradhtojë. Duke e krahasuar Berishën me Jezu Krishtin, Ilir Kulla e ka konsideruar Lulzim Bashën një Judë, që do ta tradhtojë mësuesin e tij.

“Për të kuptuar se ç’po ndodh mes Doktorit dhe Dishepullit të tij Lulit sot, mjafton Ungjilli te Darka e Fundit. Njëri nga ju do më tradhëtojë sonte duke paralajmëruar Iskariotin. Dishepujt JO në kor së bashku me Iskariotin. Atëhere Jisui i tha ai do më tradhëtoje, por i pari prej Jush do më
mohoje pa kënduar gjeli 3 herë. Tani le të presim kengën e gjelit”, shkruan këshilltari i Metës… /TemA/