Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga selia blu dhe po i drejtohet në këmbë parlamentit për seancën.
Ndërkohë jashtë selisë blu ishin mbledhur disa simpatizantë që bënin thirrje kundër tij.
“Paç faqen e zezë, Basha qaraman, hiqeni Bashën nga PD”, dëgjohej të thoshin ata
Basha mblodhi grupin parlamentar në selinë blu pak para seancës së parlamentit, aty mungonin Edi Paloka dhe Flamur Noka.