Bayern është brilant edhe atëherë kur nuk luan si i barabartë. Kampionët e Bundesligës në ndeshjen hapëse të javës së 6 fituan 1-3 kundër Greuther Further edhe pse për 45 minuta luajtën me një lojtar më pak.
Për të zhbllokuar sfidën mendoi Myller në minutën e 10, ndërsa brenda pjesës së parë u krijua përshtypja se gjithçka përfundoi kur Kimmich dyfishoi shifrat. Gjithsesi edhe pse në minutën e 48 Bayern mbeti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Pavard në asnjë moment nuk i vendosi tre pikët në diskutim. Në minutën e 68 autogoli i Griesback vrau çdo shpresë të vendasve pavarësisht se në fundin e lojës realizuan golin e nderit me Itten.