Udhëheqësit e BE-së që morën pjesë në samitin e EUMed9 mbi ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Mesdhe shprehën angazhimin e tyre për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit dhe për të ulur rritjen e temperaturës globale me 1,5°C në krahasim me nivelet para-industriale, thuhet në përfundimet e Deklaratës së Athinës të nënshkruar në konferencën e djeshme.
Samiti, i mbajtur në Qendrën Kulturore të Fondacionit ”Stavros Niarchos” (SNFCC), mblodhi së bashku udhëheqës nga Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Malta, Sllovenia, Spanja dhe Portugalia.
Në samit mori pjesë gjithashtu edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mirëpriti dy vendet partnere më të fundit, Slloveninë dhe Kroacinë, në samit dhe shprehu angazhimin e tij për qëllimin e Evropës për t’u bërë kontinenti i parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.
Në deklaratë thuhet se drejtuesit:
– Njohin Mesdheun si jashtëzakonisht të prekshëm ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe subjekt të ngjarjeve ekstreme të motit dhe subjekt të valëve të nxehtësisë më të shpeshta, të gjera dhe intensive, thatësira, shira të dendur, përmbytje dhe zjarre pyjore.
– Njohin nevojën për përshtatje ndaj këtyre fenomeneve dhe për politikat e elasticitetit në përputhje me strategjinë e re të BE-së, si dhe masat parandaluese në të gjitha fushat që pritet të preken ndjeshëm në rajonin e Mesdheut, përfshirë sektorët mjedisorë dhe socio-ekonomikë , pasi ndryshimi i klimës paraqet rreziqe serioze për mjedisin, shoqërinë dhe ekonominë.
– Vendet pajtohen të punojnë ngushtë për të ndërtuar sinergji që promovojnë kalimin e nevojshëm nga lëndët djegëse fosile në burimet e energjisë së rinovueshme dhe teknologjitë e energjisë me karbon të ulët.
– Pajtohen për promovimin e zgjidhjeve të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike bazuar në funksionin e vetë natyrës dhe për të siguruar mbrojtje adekuate, veçanërisht të ekosistemeve kritike për parandalimin e fatkeqësive, të tilla si zonat bregdetare, pellgjet e lumenjve, pyjeve dhe zonave urbane.
– Ftohen të gjithë partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht vendet e G20, të ratifikojnë Marrëveshjen e Parisit dhe të shpallin Kontribute Ambicioze të Përcaktuara Kombëtarisht (NDC).
– Angazhohen për zhvillimin e shpejtë të teknologjive dhe politikave që përshpejtojnë më tej heqjen e dyoksidit të karbonit (CDR).
– Ftohen të gjitha vendet të marrin pjesë në Konferencën e 26-të të Palëve për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara (COP26, Glasgou, 31 tetor-12 nëntor 2021).