Në media është zbardhur dhe një pjesë nga debati i mbrëmshëm në selinë e PD-së pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës. Një prej kundërshtarëve të këtij vendimi është dhe deputeti i Gjirokastrës, Tritan Shehu. Ja çfarë mësohet t’i ketë thënë Shehu-Bashës. “Kam qenë kryetar i partisë, por të tilla vendime nuk duhet të merren nga 1 njeri, sepse vihet në dyshim ekzistenca e partisë. Këtë vendim nuk e merr dot ti, sepse PD ka forume.
Ky është një gabim i madh për Partinë Demokratike. Nuk mund të marrësh ti vendime të tilla vetëm. Të kam marr në telefon dhe nuk ma ke hapur, të kam shkruar edhe mesazh, por sërish nuk më je përgjigjur. Nuk mund të marrësh vendime i vetëm”, është shprehur Shehu.
Tritan Shehu ka qenë sot mes Flamur Nokës e Edi Palokës që mirëpritën Sali Berishën në Kuvend gjatë seancës së paradites dhe asaj të pasdites. Gjasat janë që mbështetja e tyre ndaj Berishës të shkojë në një përplasje akoma edhe më të madhe me Lulzim Bashën.