Në media është duke vazhduar që të përflitet për një lidhje të mundshme në mes të Atdhe Xheravinës dhe moderators, Bora Zemani. Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Bora pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora. Por, pas kësaj ai është pyetur për një lidhje më të gjë të cilën ai e ka mohuar, madje është shprehur që është i dashuruar momentalisht, por pa zbuluar personin në fjalë. Nga ana tjetër, Bora është shprehur përmes një pyetësori të realizuar me ndjekësit e saj në faqen e brand-it të saj “Bzzz Company” se është 100% single.
Mirëpo së fundi është siguruar nga “Kryefjala” pamja ku shihen Bora dhe Atdheu së bashku. Nuk dihet ende se në çfarë momenti është kapur kjo pamja: gjatë kohës që xhirohej Përputhen apo tani vonë. Gjithsesi kjo mjafton për të ngritur akoma më shumë dyshimet, të cilat kanë ekzistuar gjithmonë. Kujtojmë se në një intervistë për Top Albania Radio, autorja e Për’puthen dhe kolegia e Borës, Olsa Muhameti, ka shprehur se Atdheu nuk e ka kaluar audicionin me të, por me Borën. Bora më merr dhe më thotë ka ardhur dikush dhe është: super, super, super. Kur e takova vetë , mendova qënka okay, nuk flet shumë,por hajde le ta pranojmë,- u shpreh Olsa.