Vendet e BE-së do të koordinohen për të siguruar një prani në Kabul, pavarësisht marrjes së pushtetit nga talebanët, por me kusht që të garantohet siguria, tha sot ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell.
“Ne kemi vendosur të punojmë së bashku, për të koordinuar kontaktet tona me talebanët, përfshirë nëpërmjet një pranie në Kabul (…), nëse kushtet e sigurisë e mundësojnë atë”, tha Borrell.
“Kjo prani synon të lejojë evakuimin e vazhdueshëm të personave, të cilët dëshirojnë të largohen nga Afganistani”, shpjegoi zyrtari spanjoll.
Ai, gjithashtu, përmendi nevojën për të vazhduar bashkëpunimin me vendet fqinje të Afganistanit përmes “një platforme rajonale të bashkëpunimit politik”.