Ish-presidenti Bujar Nishani është përfshirë në një debat me një prej ndjekësve të tij në “Facebook”, pas një postimi ku reagoi lidhur me vendimin që mori dje kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën. Ndjekësi i kujtoi Nishanit që në vitin 1991 nuk kishte qenë në krahun e duhur të historisë sepse kur Shqiperia luftonte diktaturën… Nishani mbronte diktatorin në ngjarjen e shkollës së bashkuar.
Por, Nishani ka mohuar akuzën e komentuesit duke pretenduar se në ngjarjen e shkollës së bashkuar në vitin 1991 ishte kundër komunistëve. “Zoti Bujar nuk të them dot por më mirë shoku Bujar ku ishit ju në 22 shkurt të 91 kur ne kërkonim liri demokraci dhe ju mbronit bustin e Enverit në shkollën e bashkuar kur u bëtë ju kaq democrat të gjithë ju si politikan si majtas apo djathtas të ardhur nga ai regjim”, shkruan komentuesi.
Ndërsa Nishani shkruan: Kjo shpifje e shkollës enveriste më ka rezultuar se është bërë ose nga bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ose nga argatë të shërbimeve serbe ose langaraqe të Edvin Ramës. Në njërën prej këtyre kategorive duhet të jesh dhe ti. Unë kam qenë atje në ato kohë se isha pedagog 23 vjeccar. Por I vura pushkën në kokë enveristeve të mos guxonin të bënin atë që mendonin. Këtë gjë, enveristet si puna jote nuk e harruan dhe u hakmorren ne 1997 ndaj meje. Por beteja me ju nuk ka mbaruar ende…