Capital T ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” me Robert Berishën, ku foli si rrallëherë për jetën e tij sentimentale dhe planet e tij për martesë. Capital T zbuloi se për momentin është beqar dhe se nuk është ende koha e duhur për t’u martuar.

“Thjesht nuk i ka ardhur koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ke të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ke kohën me ja dedikuar dikujt siç duhet. Besoj zoti e ka shkruar një fat për mua edhe kurdo që vjen mirësevjen”, u shpreh ai.