Kush tha që me fundin e verës duhet t’i themi lamtumirë trendit shumëngjyrësh? Chiara Ferragni ka treguar se kjo është vetëm një klishe. Ferragni është mbretëresha e tendencave dhe, falë gati 25 milionë ndjekësve të saj, ajo arrin të diktojë ligjin kur bëhet fjalë për stilin.

Në mediat sociale ajo tregoi një make-up të mrekullueshëm shumëngjyrësh, duke nisur kështu trendin që do të ndiqet gjatë vjeshtës 2021. Grimi i syve me nuanca ylberi është perfekte për të sjellë një prekje të freskët, shumëngjyrëshe dhe rrezatuese në ditët e zymta të këtij sezoni.

Është i përshtatshëm për çdo lloj fytyre, si për lëkurat e errëta ashtu edhe për ato të lehta. Sekreti për ta arritur atë është të kujdeseni për bazën, duke përdorur fondatinë dhe korrektor për të fshehur papërsosmëritë në zonën e konturit të syve. Nëse keni sy kafe, përdorni një ngjyrë të ngrohtë siç është portokallia për pjesën qendrore të make up-it.