Prej disa javësh në mediat rozë përflitet se miss-i shqiptar Cindy Marina dhe djali i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, Genar Topalli, janë në një lidhje.

E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, Cindy tha se ka marrë një vendim, të mos flasë derisa ta shohë të arsyeshme.

“Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh bukuroshja.

Më tej, Cindy ka zbuluar se pasionin për volejbollin e ka të trashëguar nga mamaja e saj, por që edhe pse ka gati 11 vite që merret, nuk e shikon si diçka që do të zgjasë përjetësisht.